Telegrafi

I kërkoi që t’ia ulë volumin e muzikës në telefon, 13-vjeçarja nuk i bindet – gruaja në Londër grushton dhe shqelmon vajzën në autobus

Ky është momenti kur një grua e grushton dhe shqelmon një nxënëse 13-vjeçe brenda një autobusi, pasi që kishte dëgjuar muzikë me volum të madh në telefonin e saj.

Videoja është filmuar të martën, ku shihen dyshja duke u grindur dhe në një moment gruaja i vërsulet adoleshentet të cilës ia përplas kokën për dritaren e autobusit, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën perëndimore të Londrës, kurse mollë sherri ishte bërë sipas gruas volumi i madh i muzikës së adoleshentes që e kishte lëshuar në telefonin e saj dhe nuk i bindej urdhrave që t’ia ulë paksa.

Policia metropolitane thonë se janë duke hetuar rastin për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërsa gruaja që e godet ishte në të 30-at.

Viktima është një vajzë 13-vjeçe e cila po udhëtonte me autobus nga shkolla dhe ishte nisur për në shtëpi, kur u sulmua nga gruaja brenda autobusit. /Telegrafi/