Michael Charles Cohen, 49 vjeç, është identifikuar si i dyshuari i armatosur i cili kërkoi para nga arkëtarët në një dhomë pokeri në Las Vegas e më pas tentoi të largohej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë atë duke u përpjekur për të vjedhur një veturë, para se policët ta kuptojnë se çfarë po bënte.
Si pasojë, ai bën një shkëmbim zjarri me katër policë dhe e qëllon njërin prej tyre në gjoks.
Vjedhësi i kazinos vdiq të shtunën, ndërsa oficeri që goditi u shpëtua nga jeleki anti-plumb, sipas një zëdhënësi të policisë. /Telegrafi/