Telegrafi

I kërkoi falje tifozëve pasi shënoi, Chiesa tregon pse bëri këtë gjest

Juventusi ka marrë fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Freiburgut në Gjermani pasi ka triumfuar me rezultat 0-2.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga bardhezinjtë, teksa golin e dytë e shënoi ylli italian Federico Chiesa.

Por anësori italian bëri një gjest interesant, ku shkoi edhe kërkoi falje tifozëve pasi realizoi golin e dytë.

25-vjeçari pas ndeshjes shpjegoi arsyen pse u kërkoi falje tifozëve, duke thënë se kjo ishte për shkak të vonesës së tij për tu rikthyer në fushë nga lëndimi.

“I kërkova falje tifozëve sepse m’u desh shumë kohë që të rikthehesha dhe të ndihmoja skuadrën, ndonëse unë dua që të jem në fushë, tani e në vazhdim, edhe për të shpërblyer të gjithë durimin që skuadra e klubi patën me mua”.

Lexo po ashtu Juventusi fiton edhe si mysafir ndaj Freiburgut, kalon në çerekfinale

“Fatkeqësisht në vitet e fundit kam pasur shumë lëndime, por ka ardhur momenti që të jap maksimumin tim, ndonëse në fund vendos Allegri”.

“Unë e adhuroj të luaj dhe të shoh lumturinë në sytë e tifozëve të Juventusit”, u shpreh sulmuesi italian.

Juventusi është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe do ta mësoj emrin e kundërshtarit me fillim nga ora 13:00 kur hedhet shorti i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/