Telegrafi

I kërkoi disa penallti – Ronaldon e lëshojnë nervat para gjyqtarit, vë dorë edhe mbi një tifoz

Al Nassr i Cristiano Ronaldos është buzë eliminimit nga Liga e Kampionëve AFC në Arabinë Saudite.

Edhe pse kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e parë me golin e Anderson Talisas që u asistua prej Marcelo Brozovic, skuadra e portugezit është duke humbur 2-1 nga Shabab Al-Ahli Dubai.

Mysafirët kanë shënuar dy gola nëpërmjet Yahya Alghassani (18’, 46’), ndërsa Ronaldo ishte tejet i nervozuar me disa vendime të gjyqtarit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u pa duke bërtitur, derisa po largohej nga fusha në pushimin mes pjesëve.

Al Nassrit iu mohuan disa penallti në pjesën e parë dhe kjo ishte arsyeja e nervozizmit të Ronaldos, ndërsa ka shtyrë edhe gjyqtarin. /Telegrafi/