Site icon Telegrafi

Kërkoi dhuratë burrërore, e dashura i dhuroi një buqetë plotë para (Video)

Shumica e të dashuruarve, për Shën Valentin u dërgojnë partnerëve ndonjë kuti me çokolata, kartolinë me zemra apo një arushë të vogël ku shkruan ‘të dua’ – po që se, janë prej atyre që festojnë me dhurata.

Në anën tjetër, një studente nga Bangkok i Tajlandës nuk dinte çfarë t’i blinte të dashurit, ditëlindja e të cilit i bie pak ditë para Ditës së të Dashuruarve, transmeton Telegrafi.

Pilaslak Puenchoke, nuk kishte ide se çfarë dhurate t’i bënte Tua, i cili kishte thënë mes tjerash, se do donte diçka burrërore.

Andaj, ajo nxori 100 mije bahte, që është ekuivalenti i rreth tremijë eurove dhe angazhoi punonjësit në një lulishte, që t’i punonin një buqetë.

“Nuk më tregonte çfarë donte prandaj ia bëri paratë si dhuratë, nuk ia dhashë ashtu të thata”, ka thënë 20-vjeçarja, për dhuratën që ia bëri partnerit të saj pesë vite më të vjetër. /Telegrafi/

https://youtu.be/wT3j8hw_9Y8

Exit mobile version