Një kërkim ka filluar për një pasagjer i cili grushton një anëtare të stafit hekurudhor, e cila po bënte punën e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë që ishte me një fëmijë, që besohet të ishte një vajzë e re, i cili në momentin e incidentit shkoi te barrierat e biletave në stacionin e trenit Manchester Piccadilly në 11 të mëngjesit në 19 korrik.
Dhe incidenti u shënua në momentin kur atij iu kërkua të tregonte biletën, gjë pas së cilës ai u acarua.
Ai pastaj e ngriti fëmijën mbi pengesat dhe duke u kthyer rrotull dhe grushtuar punonjësen në fytyrë para se dikush tjetër të vijë dhe ta parandalojë ndonjë problem të mëtejshëm.
Si pasojë, gruaja që ai goditi thuhet se kishte marrë pushim nga puna për një periudhë kohe, ndërsa ajo po shërohej nga trauma e asaj që ndodhi.
Përveç traumave mendore, ajo kishte pësuar edhe ënjtje në fytyrë ndërsa Policia Britanike e Transportit është në kërkim për këdo që mund ta njohë burrin. /Telegrafi/