Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri sot e ka pranuar propozimin qeveritar për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor të vendit, për gjashtë muaj tjerë, pra deri më 30 qershor të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë, për një valë të mundshme masive të migrantëve nga Lindja e afërt, qeveria kërkoi vazhdimin e gjendjes së krizës.
Propozimi do të gjendet në seancë plenare, këtë të enjte. Talat Xhaferi nga BDI-ja kërkoi që të tërhiqet ky propozim, pasi që, sipas tij, nuk ka nevoj për vazhdimin e kësaj gjendje. Xhaferi u replikua nga Ivan Stoilkoviq, i cili tha se është e mundur një valë e re refugjatësh.
Sipas MPB-së, vjet dhe sivjet, nëpër Maqedoni kanë kaluar mbi 700 mijë refugjatë./Telegrafi/