Site icon Telegrafi

Kërkohet themelimi i një fondi të efiçiencës së energjisë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) do të mbajë sot tryezën “Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë – Përfitimet dhe Pengesat”.

Në fjalën hyrëse, tryezës do t’i drejtohen ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe koordinatori i KOSID-it, Visar Azemi.

Gjatë tryezës do të prezantohet punimi analitik i cili e vë efiçiencën e energjisë në krye të politikave energjetike në Kosovë.

Një ndër rekomandimet kryesore është themelimi i një fondi të efiçiencës së energjisë, si dhe të shfrytëzuarit efiçient të energjisë.

Kjo ngase Kosova po përjeton një rritje të vazhdueshme të kërkesës për energji, andaj lind nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret të cilat mundësojnë shfrytëzim më të mire të energjisë si dhe përmirësim të gjendjes energjetike në vend, thuhet në ftesën për tryezë, që do të mbahet në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, me fillim në ora 11:00.

Exit mobile version