Një eurodeputet i lartë francez i ka bërë thirrje Evropës “të frenojë presidencën mashtruese të Viktor Orban” me Këshillin e Evropës.
Kryeministri hungarez zemëroi liderët e Bashkimit Evropian pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin kinez, Xi Jinping përpara samitit të NATO-s të kësaj jave në Uashington.
Orban zhvilloi bisedime pa u konsultuar më parë me BE-në, raporton skynews.
Valerie Hayer, presidentja e grupit liberal, Renew Europe në Parlamentin Evropian, tha se takime të tilla janë një “kërcënim sigurie”.
“Kryeministri hungarez po minon qëndrimet e miratuara nga Bashkimi Evropian dhe po vepron në kundërshtim me interesat tona dhe kjo duhet të ndalet”, tha ajo.
“Është koha për të ndalur Presidencën mashtruese të Këshillit të Victor Orban. Misioni i tij i pretenduar i paqes është një kërcënim sigurie, komunikimi i tij i izoluar është vetëm një perde tymi për interesat e tij”, pohoi ajo dhe shtoi se “sulmet e fundit të Rusisë, duke përfshirë një spital për fëmijë në Kiev, 48 orë pas një misioni të supozuar paqeje, janë thjesht të neveritshme”.
Renew Europe (RE) i bëri thirrje gjithashtu Këshillit Evropian të “thotë qartë” se lideri hungarez nuk flet në emër të BE-së, pavarësisht se vendi i tij aktualisht ka kontrollin e presidencës gjashtëmujore të Këshillit.
RE tha gjithashtu se qeveria hungareze duhet të pushojë së përdoruri logon e presidencës në komunikimet që dëmtojnë BE-në. /Telegrafi/