Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, u krijuan miqësi të shumta.
Julian Deda ka qenë ai që krijoi marrëdhënie të mira me disa nga ish-banoret e këtij formati.
E tillë është edhe ajo me Ledjona Xheladinajn, e cila po vazhdon edhe pas mbarimit të BBVA.
Gazetarja ka qenë së fundmi e ftuar në “Mos i bjer me top”, ku i është kërkuar të marrë në telefon Julin.
Bukuroshja u sfidua nga Ronaldo Sharka për t’i bërë një telefonatë ‘prank’ Julit, ku nuk munguan ofendimet.
“Kaq burrë i fëlliqur je? Kaq i pafytyrë?”, qenë vetë disa nga fjalët drejtuar aktorit.
E gjithë kjo përfundoi me të qeshura, duke shkaktuar kështu një situatë argëtuese në emision. /Telegrafi/