Ministria e Infrastrukturës, Asociacioni Kosovar i Motorizimit dhe Policia e Kosovës në kuadër të javës globale të sigurisë rrugore, organizoi një marshim me fëmijë, duke kërkuar rrugë sa më të sigurta për kalimin e qytetarëve.
Derisa fëmijët mbanin në duar pankarta “Love30”, aty u shpërndanë edhe maska tek qytetarët.
Ema Smajli nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit, tha se do të ishte më mirë të ketë më shumë rrugë me zonë 30km/h.
“Këtë vit është java e gjashtë e sigurisë rrugore që është e organizuar nga Ministria e Infrastrukturës, AMRKS, dhe Kolegji Tempulli, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës… mesazhi ynë këtë vit është “streets for life Love 30”, që do të thotë kishte me qenë shumë më mirë që njëra prej rrugëve tek ne në Kosovë… të jetë deri në 30km/h, për arsyeje që secili fëmijë, secili qytetarë, secili i moshuar tek e fundit me dal edhe dhe me u ndi i sigurt, me kalu rrugën si këtu si kudo tjetër… qëllimi i këtij organizimi është të i bëjmë rrugët e Kosovës sa më të sigurta për secilin kalimtarë”, tha ajo.
Ndryshe, java globale e sigurisë rrugore ka nisur dje me shënimin e aktiviteteve të ndryshme për sigurinë në rrugë dhe do të vazhdojë deri më 25 maj.