Site icon Telegrafi

Kërkohet qortimi i Silvana Bonevës për harxhimet marramendëse të transportit

Lëvizja popullore për Maqedoni (LPM) i ka bërë thirrje liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski që ta qortojë deputeten Silvana Boneva, për shkak të harxhimeve të saj për udhëtime zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas reagimit të LPM-së, rasti i Bonevës e shkel konceptin arsimor të partisë qeverisësë OBRM-PDUKM të emëruar si ”Dija është forcë – dija është fuqi”.

LPM-ja kalkulon se vetëm për harxhime udhëtimi, Boneva vlenë sa 20 punëtorë tekstil të Maqedonisë, prandaj LMP-ja thotë se një vjedhje e këtillë e popullit do të përfundojë së shpejti, me mundjen e dypartizimit LSDM dhe OBRM-PDUKM, më 11 dhjetor./Telegrafi/

Exit mobile version