Telegrafi

Kërkohet që stili i penalltisë së Bruno Fernandes të ndalohet – cilësohet si jo fer

Bruno Fernandes nuk duhet të lejohet të kërcejë para gjuajtjes së penalltisë, sipas legjendës së Arsenalit, Ian Wright, që tani është analistë në BBC Sport.

Të shtunën mbrëma, Manchester United fitoi në shtëpi ndaj WBA-së fal golit të mesfushorit portugez nga pika e bardhë.

Fernandes fillimisht nuk arriti të shënonte përballë Sam Johnstones, mirëpo VAR bëri me shenjë se penalltia duhet të ekzekutohej sërish për shkak se portieri kishte dalë jashtë vije.

Në të dytën herë, portugezi arriti të shënonte, mirëpo Wright ka kritikuar gjuajtjen e tij nga penalltia, duke thënë se ai veprim nuk është fer ndaj portierit.

“Është shumë e vështirë për portierët”, ka thënë legjenda e Arsenalit. “Kur kanë përballë lojtarë që kërcejnë para gjuajtjes, e bëjnë atë, e bëjnë këtë, andaj nuk është e vështirë të shënosh nga penalltia”.

“Gjyqtarët duhet të ndalojnë lojtarët që të kërcejnë para gjuajtjes ë penalltisë, ajo duhet të ekzekutohet në mënyrë normale”.

“Vrapon dhe godet topin, kaq. Kjo gjë nuk është fer dhe portierët nuk mund të bëjnë asgjë ndaj atij veprimi”, ka shtuar më tej Wright. /Telegrafi/