Udhëheqësit e dy grupeve më të mëdha në Parlamentin Evropian (PE), sot i bënë thirrje Bashkimit Evropian (BE), të pezullojë bisedimet me Turqinë, për shkak të veprimeve të Qeverisë turke pas grusht-shtetit të dështuar që ndodhi në korrik të këtij viti.
“Mesazhi ynë për Turqinë është shumë i qartë: duhet menjëherë të ngrihen negociatat për anëtarësim”, tha Manfred Weber, udhëheqës i Partisë Popullore Evropiane.
Një mendim të ngjashëm ka shprehur edhe Gianni Pitella, lideri i socialistëve evropian, grupi i dytë më i fortë në PE.
“Ne duam t’i ngrijë negociatat,” tha ai, transmeton KosovaPress.