Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”.
Sipas njoftimit për media, personi i dyshuar me inicialet S.S, ka qenë në arrati që nga 12.04.2019, kurse i njëjti është ndaluar me urdhër të prokurorit, më 18.04.2019.
“Po ashtu, ju njoftojmë se, sot, më 19.04.2019, rreth orës 14:00h, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca dëgjimore, për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/