Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor nga Gjilani për sulm seksual ndaj të miturës

Foto: Arkiv/Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual”.

Lexo po ashtu IPK arreston dhe suspendon një zyrtar policor të dyshuar për "sulm seksual", ndaj një të miture

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji Nëntor 2020 deri më 20 Prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç. I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se përveç arrestimit si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit. /Telegrafi/

Exit mobile version