Site icon Telegrafi

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për plagosjen në Viti

Foto: Ilustrim

Dy persona janë plagosur të enjten nga të shtënat me armë zjarri, të cilët më pas u dërguan për tretman mjekësor në Viti dhe më pas janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Sipas një njoftimi për media nga Prokuroria Themlore në Gjilan bëhet e ditur se sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri N.H., më 08 Gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta  të pandehurit N.B. dhe A.B., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një armë automatike AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast  të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët, duke rrezikuar edhe personat që gjendeshin në të njëjtin vend.

“I pandehuri N.B., e kishte armën e zjarrit me vete dhe sapo e sheh që i pandehuri  N.H., nga shtëpia e tij kishte dalë me armë, gjuan disa herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë, duke vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së tij, e cila ishte me të”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i pandehuri A.B., dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor. /Telegrafi/

Exit mobile version