Site icon Telegrafi

Kërkohet nga Bashkia e Shkupit të vazhdojë me masat urgjente dhe transportin publik falas

Organizata rinore “MODOM” konsideron se në ditë kur disa qytete në Maqedoni gjenden në vendin e parë për ndotje të ajrit në botë, transporti publik duhet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

“Duke marrë parasysh se makinat janë një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit, stimulimi i qytetarëve të shfrytëzojnë transport publik duhet të jetë një nga prioritetet”, thonë nga “Modem”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Transport publik falas në Shkup

Ata thonë se pas shembullit të qyteteve të gjelbërta evropiane ku motivojnë qytetarë të shfrytëzojnë transport publik ekologjik, i bëjmë apel Bashkisë së Shkup sa më intensivisht të përfshihet në luftën kundër ndotjes së ajrit./Telegrafi/

Exit mobile version