Një 91-vjeçar nga fshati Greme e Ferizajt është raportuar i zhdukur këtë të mërkurë, ndaj policia po kërkon ndihën e qytetarëve për ta gjetur.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për personin, Ilaz (Tahir) Sejdiu i lindur me 19.10.1932, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ai është i gjatë 170 cm, peshon 75 kg, sy kafe, flokë të thinjura. Kishte të veshura: pantallona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë”, thuhet në njoftimin për media.
Ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve”, thuhet tutje.
“Të gjithë ata që kanë informacione që ndërlidhen me personin e zhdukur, luten ta njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’”. /Telegrafi/