Ditën e djeshme në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësore ishte goditur nga një kamionetë në lëvizje.
Këmbësorja e cila ishte shtatzënë, si pasojë e lëndimeve të marra e ka humbur foshnjën, ndërsa është duke vazhduar trajtimin mjekësor në QKUK.
Për të ndihmuar këmbësoren e aksidentuar, janë hapur edhe xhirollogari ku qytetarët mund të kontribuojnë me mjete financiare, pasi që siç thuhet në komunikatë, gjendja e të lënduarës është në rrezik.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
URGJENTE
Selamun alejkum motra e vëllezër, siç keni pasur mundësi përmes mediave të njoftoheni se dje është goditur nga një kamionetë një motër e jona muslimane nga Prishtina e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë dhe humbi fëmijën e saj, poashtu edhe motra është në rrezik për jetë dhe ka nevojë për operime, ndoshta edhe jashtë vendit.
Po e nisim këtu këtë akcion me bindje të Allahut se do të arrijmë sado pak ta ndihmojmë këtë motër dhe familjen e saj.
Te hollat i dorzoni ne dy menyre; nepermjet gjirollogarise ose me i sjell në zyret e Islamic Relief Kosova.
Nepermjet gjirollogarise:
NLB Prishtina:1708200008014285
Te i sillni në zyret tona në këtë adres:
Rr.Bajram Kelmendi, te 4 llullat.
Për më shumë info thirrni në Tel: 045 906 733