Telegrafi

Kërkohet mbyllja e kufirit Serbi – Maqedoni

Partia popullore serbe, e cila në zgjedhje ishte pjesë e koalicionit të partisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, sot ka kërkuar nga qeveria serbe që të ”sa më shpejtë të mbyllet kufiri me Maqedoninë”, trnasmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim pengimin e ”valës së pakontrolluar të migrantëve në territorine Serbisë”, duke insistuar që Serbia të ndjek politikat e vendeve të BE-së për migrantët, pra vendosjen e gardheve në kufi.

Ndryshe, Partia popullore serbe njihet si parti me qëndrime pro-ruse dhe anti-BE./Telegrafi/