Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit si asnjëherë më parë filloi me 30 minuta vonesë.
Ishin mbi 30 mijë tifozë të The Reds që prisnin për të hyrë në stadium, derisa kishin biletat në dorë, por policia franceze nuk i lejonte.
Madje në rrjete sociale është publikuar edhe një foto e një tifozi të veçantë të Liverpoolit i cili kishte udhëtuar në Paris për ta parë skuadrën e tij.
Policia franceze nuk e ka kursyer askënd, madje edhe atij i kishin hedhur sprej syve. Për këtë veprim të policëve pritet që të ketë një reagim të ashpër nga UEFA.
Natyrisht se kërkohet një hetim më i thellë nga shtëpia e futbollit evropian, se kush e ka provokuar situatën, mirëpo tifozët e skuadrës angleze duket se e kanë pësuar keq nga ta. /Telegrafi/
Unreal there tonight! Pepper sprayed for no reason! Terrible by police and @UEFAcom! @LiverpoolDSA luckily once in the ground all was okay! #LFC pic.twitter.com/HGCxduejKQ
— Adam Cross (@Adam_cross92) May 28, 2022
I came across this issue repeatedly as I tried to access the stadium last night. Locals trying to force their way in leading to security closing the gates and keeping out legitimate fans with tickets. Police either didn't know how to deal with it or didn't want to #LFC #UCLfinal pic.twitter.com/JZyexADoMa
— Nick Parrott (@NickParrottTV) May 29, 2022