Site icon Telegrafi

Kërkohet dënim 22 dhe 15 vite burg për dy anëtarët e FETO-s që u deportuan nga Kosova në Turqi

Prokuroria në rastin në të cilin gjykohen Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina, në kuadër të hetimit kundër strukturimit të organizatës FETO jashtë vendit, të sjellë në Turqi nga Kosova dy vite më parë kërkoi 22,5 vite burg për Erdem si “drejtues i organizatës së armatosur terroriste” dhe deri në 15 vite burg për Karabina për “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, raporton Anadolu Agency.

Në seancën dëgjimore në Gjykatën e 30-të të Lartë Penale të Stambollit, morën pjesë të pandehurit Mustafa Erdem, Yusuf Karabina dhe avokatët e tyre.

Prokurori i cili lexoi pretencën kërkoi vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Të pandehurit nga ana e tyre kërkuan kohë.

Gjykata vendosi vazhdimin e paraburgimit të tyre, duke e shtyrë seancën në një datë tjetër.

Në pretencën, ndaj Erdem është kërkuar burgim prej 14 deri 22,5 vite ndërsa për Karabina prej 7,5 deri në 15 vite.

Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, 6 të dyshuarit ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunazh ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj.

Kujtojmë se Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi 6 anëtarë të organizatës terroriste FETO.

Exit mobile version