Bashkëshorti i Emine Asip Berishës nga Samdraxha e Suharekës, me datë 02 tetor 2022 ka raportuar për zhdukjen e saj.
Emine Asip Berisha, lindur me datë 09.06.1992 nga Samadraxha, Suharekë, Republika e Kosovës, për here të fundit është parë nga familjarët e saj me datë 02 Tetor 2022 në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.
Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshë mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, ka bërë thirrje Policia e Kosovës.