Dy persona të shpallur në kërkim për trafik droge, janë arrestuar nga policia e Korçës.
Lidhur me operacionin e zhvilluar më 25 mars ku u arrestuan katër persona, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg kanabis sativa, janë arrestuar dhe dy të tjerë.
Pas një hetimi tre mujor nga ana e policisë, u bë ndalimi i Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë dhe Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll.
Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë të Devollit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.