Site icon Telegrafi

Kërkohen të drejta të barabarta të prindërve pas shkurorëzimit

Sot, me mbështetje të Ambasadës së parë për fëmijë “Megjashi” u nënshkrua memorandum për bashkëpunim ndërmjet “Iniciativa për të drejta të barabarta të prindërve pas shkurorëzimit” dhe “Iniciativa 5 më 12”.

Kërkesë e përbashkët e këtyre iniciativave është që shteti, gjithmonë t’i mbajë të drejtat e barabarta të prindërve pas shkurorëzimit, ndërsa në rastet kur njëri prind nuk dëshiron të shfrytëzojë të drejtën për përkujdesje mbi fëmijët, të mos ketë mundësi t’i shmangë obligimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy iniciativat kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe më shpesh t’i aktualizojnë problemet e tyre pasi nga Ministria për punë dhe politikë sociale morrën përgjigje se për zgjidhje zyrtare duhet të pritet deri në vitin 2019.

Nga “Iniciativa për të drejta të barabarta të prindërve pas shkurorëzimit” u shprehën se si aktivitet do të kenë një herë në javë të paraqesin nga një rast shqetësues, për të dëshmuar se kompetentët veprojnë kundër interesave të fëmijëve nga prindër të ndryshëm, të cilët tani janë persona të rritur dhe do të dëshmojnë për atë se si ndikon negativisht kjo mangësi e sistemit ndaj zhvillimit të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version