Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj nga sot do të ketë një pozitë të re.
Ai ka njoftuar se është emëruar nga presidenti Thaçi në pozitën e tij si ambasador i Kosovës në Maqedoni.
” Ne një mision te ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën ! Falënderoj Presidentin e Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik, te Republikës se Kosovës, ne Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar Dedaj.
Kujtojmë se së fundi deputetët e grupit 6+ si dhe zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri kanë kërkuar shkarkimin e tij, për shkak të një deklarate të tij dhënë në Facebook i cili ka shkruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre. /Telegrafi/