Telegrafi

Kërkohej për plaçkitje dhe sulm me kazmë, dhjetëra pjesëtarë të njësisë speciale angleze e arrestojnë të riun në kampusin e universitetit (Video)

Forca të shumta të policisë kanë arrestuar sot një 25-vjeçar në ambientet e universitetit Lincoln, lidhur me një plaçkitje ku një burrë është sulmuar me kazmë.

Dhjetëra policë të armatosur deri në dhëmbë ishin futur në kampusin e universitetit dhe kishin detyruar të riun të gjunjëzohet dhe dorëzohet, derisa studentët e tmerruar nga ajo çfarë po shihnin nuk e dinin se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.

Policia e Lincolnshire në Angli, ka konfirmuar arrestimin e të riut i cili ishte parë duke shëtitur lirshëm nëpër kampusin e universitetit.

“Personi i arrestuar dyshohet për një plaçkitje, ku në ato momente kishte sulmuar një burrë me kazmë”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga policia angleze. /Telegrafi/