Site icon Telegrafi

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Vlorë

Policia e Shqipërisë, ka arrestuar një 36 vjeçar me inicialet R.K, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë, ky ishte bashkëpunim në mes Policisë-Interpolit dhe komunitit, i cili kërkohej për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

“Si rezultat, në një lokal të lagjes “Pavarësia” Vlorë, u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasit R. K., 36 vjeç, banues në Fier. Gjykata e Breshias në Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj shtetasit R. K., për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Italian, ku maksimumi i dënimit është deri në 20 vite burgim”, thuhet në njoftim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version