Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka mbetur e shokuar nga një lajm i rrejshëm që u shpërnda me të madhe në Twitter.
Bëhet fjalë për një status të falsifikuar, ku shkruhej se CNN ka konfirmuar “vdekjen” e saj nga një mbidozë droge.
“O Zot i madh, ndaloje këtë marrëzi. Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo në një reagim në Twitter.
Omg god forbid what the hell. That’s messsd up god forbid https://t.co/JVqnu1TGFJ
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 3, 2021
Mirëpo kjo nuk është e gjitha, pasi 31-vjeçarja gjithashtu u interesua për të parë në internet rreth kësaj teme, e cila mesa duket ka ngjallur interes.
Në një kërkim të bërë në Google, këngëtares shqiptare i ka rezultuar që me të shkruar emrin e saj, supozimi i tretë më i kërkuar rezultonte “Vdekja e Bebe Rexhës”.
3rd one…. ?! pic.twitter.com/k5of63UmiS
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 3, 2021
“E treta..?!”, shkroi 31-vjeçarja në Twitter teksa publikoi këtë të dhënë.
Ndërkohë, reagimet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë sugjeruar bukuroshes që të mos ndikohet nga lajmet të tilla të rrejshme. /Telegrafi/