Më 5 nëntor skadon afati për shtrimin e kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për qumështin e prodhuar të dhenve, dhive dhe lopeve në periudhën maj-shtator 2016. Mbështetja është 3.5 denarë për një litër, informoi Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-Maqedoni (AMFBZHR), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia i përkujton prodhuesit e qumështit se kërkesat shtrohen në mënyrë elektronike në njësitet rajonale në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
‘Deri më 5 nëntor 2016 përfundon edhe afati i shtrimit të kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për pula të futura në kapacitetin për prodhimin e vezëve në periudhën prej muajit maj-shtator 2016. Lartësia e mbështetjes është 100 denarë për një pulë të blerë dhe të futur në kultivuesin e pulave për prodhimin e vezëve’, kumtoi AMFBZHR.
Kërkesat shtrohen në AMFBZHR, personalisht apo përmes postës. Formulari për shtrimin e kërkesave, si dhe dokumentet e nevojshme mund të merren në Agjenci apo të ndërmerren në web faqen: www.ipardpa.gov.mk në fushën ‘Pagesa të drejtpërdrejta 2016’, ‘Formularë’. /Telegrafi/