Makina e parë tërësisht elektrike e këtij prodhuesi, do të shitet me lehtësi shumë të madhe
Hyrja në fazën e makinave elektrike, ka qenë e vështirë për shumë prodhues, që kishin pritje të mëdha për modelet e tyre, por kërkesa në treg ishte tjetër, transmeton Telegrafi.
Njëjtë nuk po ndodhë edhe me Mini që është në pronësi të BMW, që deri më tani ka në listën e pritjeve më se 40 mijë para porosi për Cooper SE, derisa kërkesat ende po vazhdojnë.
Herald Kruger është zyrtari i lartë në Mini, që ka konfirmuar se për këtë model ka kërkesa të mëdha, derisa prodhimi do t’i mbulojë të gjitha nevojat e blerësve.
Testimet që kanë zgjatur për disa vjet si dhe makinat që janë shitur për nevoja të grupeve shumë të vogla, kanë bërë që Mini Cooper SE të jetë i gatshëm për prodhim në masë dhe shumë i mirë. /Telegrafi/