Në një kafene që ndodhet në Hanoi të Vietnamit, ka shumë kërkesa për kafen të cilës i shtohet vezë dhe djathë.
Për të përgatitur këtë specialitet, duhet të rrahet një vezë dhe të zbrazet ngadalë në masën e vluar, pastaj t’i shtohet djathi i shkrirë me pak gjalpë, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë krijohet shkumë si krem, kafja nuk humb vlerat, por vetëm është më e butë dhe rrjedhë lehtë.
Sidoqoftë, jo të gjithë po mendojnë se do ta provonin këtë pije, që përshkruhet si puding i lëngshëm dhe shumë i shijshëm.
“Dita ime do të ishte e tmerrshme, sikur të pija në mëngjes këtë kafe”, “kam frikë se duhet të shkoj me vrap në tualet”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/