Kanye West do të performojë të premten në Seul të Koresë së Jugut, në stadiumin Goyang, koncerti i tij i parë jashtë SHBA-së, që nga vera e kaluar.
Reperi amerikan, i cili tani preferon të quhet “Ye”, do të performojë në majë të një kodre gjigante rëre, ku me kërkesë të tij, u deshën të realizohej me 40 kamionë të ngarkuar me rërë.
Por, siç raporton DailyMail, kërkesat e rep-artistit janë tejet e larta kur nis turneun e tij.
Burimet zbulojnë se ai kërkon 24 dhoma në një hotel me pesë yje për përdorim personal.
Për veten dhe gruan e tij Bianca Censorin, e cila po e shoqëron artistin, Ye specifikon se hoteli i tyre duhet të jetë nga grupi Ritz, Four Seasons ose Amani.
Ekipi i tij mund të akomodohet në një hotel tjetër, por gjithsesi duhet të jetë një hotel me pesë yje.
Gjatë koncerteve, pjesëtarët e ekipit të tij duhet të vishen me të zeza dhe nuk duhet t’i përdorin fare telefonat e tyre. Ata gjithashtu nuk lejohen të konsumojnë alkool, duhan ose substanca narkotike.
Në çdo koncert, Ye ka nevojë për katër dhoma private që përmbajnë vetëm mobilje të zeza (dy kolltukë, dy karrige dhe një tavolinë festivali).
Nuk duhet të ketë shishe, pjata apo enë plastike.
Ndonëse shumë artistë preferojnë të kenë ushqim mbrapa skenës, Kanye West kërkon vetëm një pjatë frutash.
Për të pirë, dhoma duhet të ketë 24 shishe ujë dhe katër lëngje frutash. Pija alkoolike është e ndaluar. /Telegrafi/