Real Madridi është duke tentuar të transferojë Kylian Mbappen qysh në këtë afat kalimtar dhe kjo mundësi erdhi si befasi për ta.
Sulmuesi francez i kishte dërguar letër zyrtare Paris Saint-Germain se nuk do ta ushtronte opsionin e tij për ta zgjatur kontratën deri në vitin 2025, ndërsa kjo aktuale i përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Andaj, PSG u larmuar nga ky qëndrim i Mbappes dhe tani po synon me ngulm shitjen e tij për ta mos ta lënë të largohet si i lirë.
Gazetari i afërt me Real Madridin Tomas Gonzalez Martin raporton se klubi francez i ka bërë të ditur Real Madridi se duan 250 milionë euro dhe 50 milionë në bonuse.
Në anën tjetër, Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro dhe 20 milionë në bonuse.
Padyshim se një marrëveshje mes të dyja klubeve do të arrihet, duke ditur dëshirën e Mbappes për t’u larguar nga klubi dhe për të kaluar në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/