Site icon Telegrafi

Kerim: E rëndësishme është që së shpejti të ketë zgjedhje

Ajo që është e rëndësishme për këtë krizë tani, që sa më shpejtë të jetë e mundur të bëhet një marrëveshje për të organizuar zgjedhje, të ketë një legjitimitet të njohur të pushtetit.

Këtë në studio të hapur të TV Nova, e tha Dr. Srgjan Kerim, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. Ai thotë se është shumë e rëndësishme që qytetarët atë ta vendosin, siç deri tani ka vendosur.

Unë mendoj se me këto zgjedhje shumë çështje dhe shqetësime do të zgjidhen. Së pari do të shohim se me të vërtetë kush e ka besimin e popullit për të qeverisur vendin dhe kush jo. Së dyti, do ta nxjerrim ekonominë nga paqëndrueshmëria e cila ka hyrë, më saktë destabilizimi për shkak të kësaj krize politike, tha Kerim.

Imazhi i jashtëm i Maqedonisë, stabiliteti i saj i përgjithshëm është shumë i rëndësishme që të funksionojnë institucionet dhe legjitimiteti i tyre të njihet dhe të pranohet. Ne nuk mund vazhdimisht të shkojmë në cikle zgjedhore, janë të ligjshme, janë të paligjshme. Në qoftë se ne vetë i rënojmë poshtë ato institucione, shtrohet pyetja: si do të ndërtojmë institucionet e rënuara në mënyrë të përsëritur. tha Kerim.

Dikush mund të argumentojë se ne duhet t’i rënojmë plotësisht, pastaj t’i bëjmë të reja, atëherë pyes se çfarë lloj demokracie është ajo, pyeti Kerim mbrëmë në debat. /Telegrafi/

Exit mobile version