Site icon Telegrafi

Kërçova dhe Manastiri sonte kanë ajrin më të ndotur

Sipas stacioneve që masin cilësinë e ajrit të vendosura nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sonte Kërçova dhe Manastiri janë qytetet me ajrin më të ndotur në vend.

Në këto qytete ndotja e ajrit është 324 mg/m3 dhe 271 mg/m3, ndërsa pas tyre vjen Kavadari me 190 mg/m3.

Gostivari është “më pak” i ndotur me 167 mg/m3.

Lagjja Lisiçe dhe Tetova kanë nga 143 mg/m3./Telegrafi/

Exit mobile version