Telegrafi

Kërceu nga kati i 24-të, parashuta dështoi të hapej – se shpëton, askush nuk do ta besonte! (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një kërcyes hidhet nga një ndërtesë 24-katëshe në Suedi, vetëm se parashuta e tij dështon që të hapet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aksidenti i cili u xhirua dhe pamjet e të cilit janë publikuar në internet e të cilat tregojnë njeriun që “valëvitet” pasi ai e kupton se parashuta e tij ka dështuar.

Por, më shumë se mrekullisht, siç bëhet e ditur më tej, burri mbijetoi incidentin, pavarësisht përplasjes në asfaltin nën ndërtesën e gjatë prej 246 metra në kryeqytetin Stokholm.

Burri i paemëruar thuhet se u dërgua në spital, ku u trajtua për lëndime serioze, por jo të rrezikshme për jetën. /Telegrafi/