Drejtuesi i një kompanie private në Elbasan është kërcënuar me jetë nga tre persona që i kanë kërkuar të heqë dorë nga një tender publik që kishte fituar.
Shtetasi me iniciale E.M., administrator i një biznesi me qendër në Cërrik ka fituar një tender publik në Bashkinë e Tiranës.
Katër persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kërkuar atij të heqë dorë nga tenderi, duke e kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.
Pas një hetimi një mujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit vunë në pranga tre nga të dyshuarit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. /TCH/