Telegrafi

Kërcënonte të atin me thikë, motra telefon policinë në Durrës

Foto: Ilustrim

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në kohë në Rrashbull të Durrësit, ku djali kërcënonte me thikë se do të vriste të atin.

Falë një telefonate në 112, ku në Sallën Operative të DVP Durrës, ka ardhur një telefonatë nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë të atin, policia ka ndërhyrë në kohë.

Shtetasi S. Z., 35 vjeç, i cili pretendohet të jetë me probleme të shëndetit mendor kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.

Policia ka negociuar më shtetasin S. Z. që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.

Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S. Z., 66-vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /TCH/