Ngjarja e rëndë e ndodhur si pasoje e bullizmit në TikTok, duket se ka ngritur në këmbë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
32-vjeçari ka shantazhuar për disa muaj, nëpërmjet rrjetit social TikTok, një 29-vjeçar, se nëse ky i fundit nuk do t’i jepte para, 32-vjeçari do t’i përdorte fotografitë e 29-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të krijuar profile false në rrjetet sociale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Euronews.al/Telegrafi/