Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj nënës së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:30, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, djali pos që ka ushtruar dhunë sistematike edhe e ka kërcënuar nënën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare të cilën sot e kishte kërcënuar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet ne mbajtje”, thuhet nw raport. /Telegrafi/