Hamasi ka kërcënuar se do të fillojë të vrasë të burgosurit izraelit, nëse Izraeli vazhdon të bombardojë objektet civile në Gazë.
“Çdo gjuajtje të civilëve të pafajshëm pa ndonjë paralajmërim, do të pasojë me ekzekutimin e njërit prej të burgosurve në kampet tona dhe do të detyrohemi t’i transmetojmë këto ekzekutime”, ka njoftuar brigada Al-Qassam.
Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, ka theksuar se do të ekzekutojnë të burgosurit nëse sulmohen nga izraelitët, transmeton Telegrafi.
“Besojmë se armiku sionist dhe lidershipi i tyre janë përgjegjës për një lëvizje të tillë”, tha Obeida.
“Zotohemi se do të përgjigjemi për çfarëdo shënjestrimi që i bëhet popullit tonë pa ndonjë paralajmërim, me ekzekutimin e pengjeve civile dhe do t’i transmetojmë me audio dhe video-incizim”, shtoi Abu Obaida në një audi0-kumtesë që u transmetuar në Al Jazeera në edicionin e gjuhës arabe.
Hamasi pretendon se mban peng mbi 100 persona, përfshirë oficerë ushtarakë të Izraelit.
Në anën tjetër Qatari është në bisedime me Hamasin për të diskutuar lidhur me çështjen e pengjeve që grupi militant po i mban brenda Gazës, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN. /Telegrafi/