Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, kërcënon me reagim të ashpër nëse, sipas tij, LSDM-ja tenton që jashtë rregullores të emëroj kryetar të Kuvendit, duke shtuar se populli nuk do të qëndrojë duarkryq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, do të ishte gabim i madh i LSDM-së në drejtim të shkeljes së demokracisë dhe stabilitetit në Maqedoni, duke theksuar se populli është i njohur dhe i vetëdijshëm se, siç tha, Zaevi ka marrë obligime dhe ka fituar faturë për ato obligime.
Gruevski paralajmëron Zaevin që, sipas tij, të mos luaj me demokracinë dhe me popullin pasi që shteti nuk është i tij, por i popullit./Telegrafi/