Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti kishte kërcënuar prindërit e tij me vrasje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit.
“Fsh. Petrovë, Prizren 26.01.2022 – 11:00. Dy viktimat kosovar kanë raportuar se djali i tyre kosovar ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/