Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte kërcënuar parteneren që ishte duke bashkëjetuar me të se do t’ia dhunojë vajzën.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 08:00.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/