Policia ka arrestuar një shtetase zvicerane në Viti, pasi e njëjta ka kanosur një person.
E dyshuara i ka dërguar mesazhe kërcënuese një kosovari, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram”, bëhet e ditur në njoftim.
Policia shton tutje se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes./Telegrafi/