Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kërcënuar një gazetar.
Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.
“Prishtinë 30.01.2025 – 18:41. Më 31.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar)”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/