Një person është arrestuar ditën e martë në Obiliq.
Policia bën të ditur se ai kishte shantazhuar një femër, se do të ia shpërndan fotografi dhe video incizime në rrjetin social Facebook.
“Obiliq 29.03.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër kosovare, duke shpërndarë foto dhe video incizime në rrjetin social Facebook”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/