Telegrafi

Reperi Cllevio thuhet se është arrestuar pas kërcënimeve që ia bëri Noizyt në TikTok

Komentet e bëra në rrjetin social “TikTok” ku regjistron më shumë se 70 mijë ndjekës i hapën problem me ligjin reperit Clevio Serbiano, i cili në “live” fton shpesh mediat të kapin lajmin, por këtë fundjavë u bë vetë lajm.

37-vjeçari Kleviol Ahmetaj që njihet me emrin e artit Clevio Serbiano u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës kur sapo ishte kthyer nga Italia, pasi Policia e Durrësit e kishte shpallur në kërkim për përndjekje.

Tre ditë më parë në komisariatin e Durrësit kishte bërë kallëzim për përndjekje Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, pasi në rrjetin social “TikTok” Clevio e kërcënonte dhe ofendonte dhe kjo i shkaktonte gjendje ankthi dhe frike.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas kallëzimit, policia e Durrësit e shpalli në kërkim dhe urdhëroi njoftimin e tij në kufi ku u vu në pranga sapo u kthye nga Italia.

Lexo po ashtu Cllevio tallet me Noizyn pasi mblodhi fansat në sheshin “Nënë Tereza” për të promovuar albumin “Alpha”

Dy reperët kanë pasur edhe përplasje të tjera virtuale dhe fizike me njëri tjetrin.

Foto: Screenshot/Instagram

Një ditë më parë, në Durrës u shpall në kërkim edhe miku i Clevio Serbianos, Klajdi Mancalku, i cili plagosi me kallashnikov 2 persona pasi i komentuan në “TikTok” se nuk dinte të bënte muzikë./TopChannel